Strugë, zjarrfikesit defiluan për ta shënuar ditën e tyre

Sot me një defile nëpër rrugët e qytetit, Njësiti Zjarrfikëses i Strugës, shënoi 20 Majin ditën e zjarrfikësve në Republikën e Maqedonisë.

Urim Kaba, kryeshefi i këtij Njësiti, tregon se 20 Maji festohet për nder të themelimit të Njësitit të parë të zjarrfikësve, në vitin e largët 1836 në Manastir, datë e cila tashmë festohet nga të gjitha Njësit e këtij shërbimi në vend. Ndërsa, në Strugë format e para të Njësitit zjarrfikës janë vendosur në vitin 1946, shërbim i cili sot sipas Kabës, funksionon profesionalisht me 16 zjarrfikës të angazhuar, me katër makina për fikjen e zjarrit mjaft të amortizuara. 

”Apelojmë te qytetarët e Strugës, dhe rrethinës që të jenë të kujdesshëm në ndezjen e zjarreve, pasi që nga “pakujdesia” vitin e kaluar stacioni Zjarrfikës në Strugë ka intervenuar në 298 raste me dëme të konsiderueshme materiale. Ndezja e pavëmendshme e zjarreve në hamullore ose ne djegie ferrash ka rezultuar me rrezikimin e objekteve të banimit, biznesit si dhe objekteve sportive dhe shkollore”, thekson Kaba.

Kryeshefi i Njësitit Zjarrfikës në Strugë, potencon se deri më tani ky Njësit ka intervenuar në 70 raste, ndërsa nga 298 rastet e zjarreve të qëllimshme vetëm një rast është zbardhur nga organet kompetente, përfundon ai. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button