Ministri grek i mbrojtjes ka refuzuar takimin me Fatmir Besimin në Çikago

Ministri i mbrojtjes Fatmir Besimi në korniza të Samitit të NATO-s, ka kërkuar takim me homologun e tij grek, Frangulis Frangos por ky i fundit ka refuzuar. Kështu shkruan portali grek Onalert duke thënë se me të mbërritur në Çikago, Besimi ka kërkuar të takohet më Frangos por përgjigjja ka qenë negative me arsyen  se ka agjendë të ngjeshur kështu që i ka ikur takimit me Besimin. 

Në Greqi, Frangos njihet për atë se u dha mbështetje të hapur dhe u paraqit në Gjykatë në dobi të ushtarëve grek të cilët në një paradë në vitin 2010 këndonin këngë me motive antishqiptare duke theksuar se do të bëjnë veshje nga Shqiptarët, si dhe nga Maqedonasit. /Portalb /

Lajme të ngjashme

Back to top button