Gruevski-Të isha në vend të Ivanovit nuk do shkoja në Samitin e NATO-s

Kryeministri Nikolla Gruevski në një intervistë për agjencinë shtetërore të lajmeve MIA, befasoi me përgjigjen e tij se të ishte ai në vend të presidentit Gjorge Ivanov nuk do të kishte shkuar në Samitin e NATO-s në Çikago sepse vendi nuk merr ftesë. 

“Nuk shkova sepse Maqedonia nuk do merë ftesë për anëtarësim që sipas të drejtës ndërkombëtare dhe gjitha normat morale dhe të arriturat e deritanishme vendi këtë e meritonte. Nuk jam i sigurt nëse edhe ministri do të duhej të kishte shkuar në kushte të tilla, kur ndodhë një injorim i tillë nga ana e NATO-s. Do të ishte ndoshta më reale që zëvendësi i tij të ishte prezent karshi mosinteresit të shteteve më të fuqishme të NATO-s ndaj Maqedonisë dhe interesit të tyre që me çdo çmim të jenë në shërbim të Greqisë duke marrë përsipër një barrë, nëse dhe e ndjejnë si barrë sjelljen jashtëzakonisht të pandershme dhe e padrejtë ndaj vendit të cilin e maltretojnë me vite ndërsa e ftojnë gjithmonë kur ju duhet” tha kryeministri Gruevski. / Portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button