Çikagoja qyteti më i sigurt në botë, 4.000 policë i sigurojnë mysafirët e Samitit

Për sigurinë e pjesëmarrësve të Samitit në qytetin do të angazhohen 3.100 pjesëtarë të policisë të Çikagos. Qendra komanduese e komunikimit e cila do t’i monitorojë të gjitha ngjarjet në Samitin është vendosur në lokacion të fshehtë jashtë Çikagos, me ç’rast janë angazhuar 40 agjenci, duke përfshirë FBI dhe shërbimin sekret. Ajo do të jetë aktive 24 orë duke filluar nga e premtja deri në përfundimin e forumit. 

Si ndihmë të FBI-së dhe shërbimit sekret, autoritetet e Çikagos publikuan se rreth 500 pjesëtarë të policisë shtetërore të Ilionisit dhe 600 të gardës kombëtare do të shpërndahen në qytetin që të përforcohet sigurimi i ngjarjes.

Me masat e ashpra të sigurimit është vendosur edhe një zonë e madhe për ndalimin e fluturimeve, janë të ngritura barrikada, kurse komunikacioni do të ngadalësohet, përkatësisht plotësisht ndalohet në qendrën e qytetit. Në transportin publik nuk do t’iu lejohet udhëtarëve që të hyjnë me ushqim, pije dhe biçikleta. Udhëtarët e stacionit hekurudhor dhe të disa stacioneve të metrosë do të duhet të kalojnë kontrollim të hollësishëm si në aeroportet. /Portalb     

Lajme të ngjashme

Back to top button