Rasti i Almirit bëhet punë e Ixhet Memetit: të analizohet edhe njëherë me kokë të ftohtë

Edhe pse ditë më parë Avokati i Popullit, Ixhet Memeti tha se “nuk është punë e imja” të komentojë vendimin e Gjykatës Themelore të Kumanovës për rikualifikimin e rastit të Almir Aliut, ai për TV 21 ka deklaruar se i njëjti rast duhet të analizohet edhe njëherë me kokë të ftohtë, njofton Portalb.mk.

“Unë rekomandoj që edhe njëherë të shqyrtohet ky rast, sepse tash sërish ka nisur procesi gjyqësor. Me “kokë të ftohtë” të analizojnë të gjitha dëshmitë dhe të sjellin vendim i cili do të jetë i pranueshëm nga të gjithë. Vendimi për rikualifikimin e rastit është qesharake. Edhe njohësit më të dobët të sistemit juridik nuk pajtohen se ky është vendim i drejtë”, ka thënë Memeti.

Ndërkaq, ditën e nesërme të sjelljes së vendimit për rikualifikim të rastit gjyqësor për vdekjen e katërvjeçarit nga Kumanova, Almir Aliut, edhe pse iu kërkua koment dhe vlerësim për të, Avokati i Popullit, Ixhet Memeti deklaroi: “Nuk është puna ime, nuk është puna e Avokatit të Popullit ajo. Unë mund të kem vlerësim privat, si Ixhet por si Avokat i Popullit diçka tjetër. Si avokat i popullit nuk është puna ime të bëj vlerësim. Nuk mund të japë vlerësim, sepse nëse unë them se ai vendim duhet të prishet, dhe ai vendim duhet të prishet. Duhet t’i dallojmë gjërat”, tha Memeti.

Me vendosjen e lodrave në gardhin e Qeverisë, moshatarët kërkuan drejtësi për vdekjen e 4-vjeçarit, Almir Aliu (Foto/Video)

Ndryshe më 15 mars, Gjykata Themelore e Kumanovës e ka pranuar propozimin e Prokurorisë dhe e ka rikualifikuar lëndën. Sipas akuzës, vrasësi i Almirit, Boban Iliq, tani do të ndiqet për aksident dhe jo për vrasje, gjë e cila revoltoi qytetarët të cilët kanë dalë disa herë në protesta. Sipas prokurores përgjegjëse, Suzana Kusigerska rikualifikimi është bërë sepse në fillim kur është ngritur aktakuza, dëshmitë nga ekspertiza ligjore janë vonuar duke thënë gjithashtu se i akuzuari Boban Iliq ka kryer veprën penale në aksident trafiku duke rrezikuar sigurinë e këmbësorëve në gjendje të afektit emocional, apo pa paramendim. Pas mbarimit të seancës, vëllai i Bobanit, Bojan Iliq, ua ka treguar gishtin e mesëm familjarëve të Almirit.

Ndaj Boban Iliq nuk është caktuar asnjëra nga masat e rreptësisë dhe është lënë në liri, i cili pasi doli nga Burgu i Shutkës, kërcënoi gazetarin e TV21 dhe  ledhatoi Mercedesin, me të cilin e kishte kryer aktin e vrasjes.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button