Halil Matoshi i bën thirrje Visar Ymerit që ta votojë demarkacionin
Këshilltari i Kryeministrit të Kosovës, Halil Matoshi, ka ftuar krahun e Ymerit ta votojë Demarkacionin, njofton Klan Kosova.
Përmes një statusi në Facebook, ai tha se krahu i moderuar që u shkëput nga Lëvizja Vetëvendosje, Ymeri, Molliqaj, Sejdiu, Gorani etj. nuk e kanë asnjë arsye sot, as morale dhe as ideologjie, për të mos e votuar demarkacionin.
Ky është statusi i plotë i tij:
Krahu i moderuar që u shkëput nga Lëvizja Vetëvendosje, Ymeri, Molliqaj, Sejdiu, Gorani etj. nuk e kanë asnjë arsye sot, as morale dhe as ideologjije, për të mos e votu demarkacionin. Ku grupim politik (deputetë të pavarur) duhet ta justifikojë para qytetarëve daljen nga organizata e Albin Kurtit, me sjellje të përgjegjshme dhe profil politik qytetar!
Nëse mbetët peng i ideologjisë revolucionare dhe “Jo” – së ndaj të gjitha proceseve që po kalon vendi, atëherë ky grup deputetësh që nesër mund të bëhet parti politike, do të vuaj i eklipsuar nga organizata amë dhe nuk do të ketë ofertë politike për qytetarët, por do të mbetët kopje e zbehtë e Lëvizjes!
Vota për demarkacionin i nxjerr ata nga mistika dhe konspiracioni, në rrafshin e realpolitikës! I mgrit ata mbi interesat partikulare dhe individuale dhe i rreshton në mbrojtje të Republikës!
Jepni krahë Kosovës!