Është gjetur një varrezë me kufoma të 39 punonjësve ndërtimorë indianë
Në Irak është zbuluar një varrezë masive me kufomat e 39 punonjësve ndërtimorë indianë, të vrarë nga ana e pjesëtarëve të grupit ekstremist Shteti Islamik (SHI), kumtoi sot ministrja e Punëve të Jashtme të Indisë, Susha Suaraj.
Grupi i punëtorëve, të punësuar në kompaninë ndërtimore, ishin marrë si pengj nga pjesëtarët e Shtetit Islamik, kur grupi e ndërmori qytetin i dyti sipas madhësisë në Irak, Mosulin në vitin 2014.
“Me keqardhje të madhe, duhet të njoftoj se ata janë vrarë”, deklaroi Suaraj në Parlamentin në Nju-Delhi.
Ajo tha se kufomat para pak kohe janë gjetur jo larg fshatit Badush, në veriperëndim të Mosulit, ndërsa testet e ADN-së të mbi trupat e ekshumuara e kanë vërtetuar identitetin e viktimave.
Vendi ku janë gjetur kufomat, forcat irakiane sërish e kanë ndërmarrë në korrik të vitit të kaluar.
Më shumë se 10.000 indianë, të cilët kanë punuar dhe jetuar në Irak, e kanë lëshuar vendin për shkak të rritjes së dhunës në vitin 2014.