(VIDEO )Gjermania dhe Portugalia në çerekfinale

Gjermania dhe Portugalia janë çerekfinalistët e grupit B të Euro 2012.

Gjermania ka arritur të shënojë fitore edhe në ndeshjen e fundit të Grupit B duke e mposhtur Danimarkën me rezultat 2-1. Pas një aksioni të mirë, Mario Gomez pason për te Podolski i cili shënon (19’) për të kaluar gjermanët në epërsi.

Në minutën e 24, Bendtner pason me kok te Krohn-Dehli i cili gjithashtu me kok, arrin të mposhtë portierin Neuer për të barazuar rezultatin. Sidoqoftë, në minutën e 80, Lars Bender shfrytëzon një pasim nga Mesut Ozil për t’i dhënë fitoren Gjermanisë e cila në çerekfinale shkon me pikë të plota nga grupi, pra me 9 pikë.

Gjermania përballë në çerekfinale do ta ketë Greqinë.

Ndërkaq, me një lojë të bukur dhe me dy golat e Cristiano Ronaldos (28′ dhe 74′) Portugalia ka eliminuar përfaqësuesen e Holandës me rezultat 2-1.

Golin e vetëm për Holandën e ka shënuar Van der Vaart në minutën e 11-të.

Më poshtë shikoni dy golat e Ronaldos, golin e Podolskit dhe Lars Bender. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button