Lejet e qarkullimit vetëm në gjuhën maqedonase

Shkelet edhe një ligj që ka të bëjë me dhënien e lejeve të qarkullimit. Bëhet fjalë për për ligjin për automjetet. Sipas këtij ligji, përkatësisht nenit 33 të këtij ligji, lejet e qarkullimit duhet të jepen në dy gjuhë, por ky nen akoma nuk respektohet nga Ministria e Brendshme.

Nga ana e saj, ministrja e brendshme Gordana Jankullovska thekson se MPB po respekton në mënyrë parimore të gjitha ligjet që janë nën kompetencë të ministrisë që drejton, ndërsa ligji për automjete, është nën kompetencë të ministrisë së Ekonomisë.

Në nenin 33 të ligjit për automjetet, pika 5 thuhet:
“Qytetarëve, që flasin gjuhë të ndryshme nga gjuha zyrtare – me kërkesën e tyre personale – të dhënat për emrin personal që regjistrohen në lejen e qarkullimit, u shkruhen ato në gjuhën maqedonase dhe alfabetin cirilik, në gjuhën dhe alfabetin që qytetari flet, si dhe në alfabetin latin”.

Siç dihet, deri më tani asnjë qytetari shqiptar nuk i është ofruar një leje qarkullimi edhe në gjuhën shqipe. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button