Shqipëri, i dënuari për tentativë vrasjeje pret damarët në burgun e Shënkollit
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në burgun e Shënkollit ku një i dënuar ka tentuar t’i japë fund jetës.
Sipas policisë, i dënuari me inicialet R.H. 32-vjeç, ka prerë damarët me brisk rroje.
Ai u dërgua me shpejtësi në spital nga autoritetet e burgut.
Fatmirësisht, pas marrjes së ndihmës në spital gjendja e ti është stabilizuar dhe i riu është jashtë rrezikut për jetën.
Raportohet se personi në fjalë është dënuar me 21 vite burg për tentativë vrasjeje.
Ndërkohë, materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë, për vlerësim.