Në Shkup kamerat “kapin” dy profesorë dhe një selektor

Shkeljet e rregullave në trafik të dy profesorëve dhe një selektorit  të reprezentacionit kombëtar janë vërtetuar falë kamerave të sigurimit në Shkup, bashkë me rreth 150 raste të tjera, tha sot ministrja e Punëve të Brendshme Gordana Jankullovska. Ajo tregoi se aktivitetet e MPB-së po zhvillohen në kuadër të projektit “Qyteti i sigurtë” i cili nënkupton incizim me kamera të rrugëve në Shkup.

Gjobat për shkeljet e këtilla janë prej 50 deri në 300 euro në kundërvlerë të denarit tha ajo duke lajmëruar se në periudhën e ardhshme nuk do të jepen dënime, por shkelësve do t’u dërgohen fotografitë me paralajmërim. 

“Nuk kemi për qëllim ti dënojmë qytetarëve por t’ua risim vetëdijen  tyre për nevojën e respektimit të ndërgjegjshëm të rregullave të komunikacionit” tha Jankullovska duke theksuar se shkelje më të shpeshta janë ato të parkimit të gabuar, por ka edhe mosrespektime më serioze të rregullave të trafikut.

Projekti “Qyteti i sigurtë” do të vazhdojë dhe në Tetovë.  /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button