Greqia dhe Çekia në çerekfinale (VIDEO)

Republika Çeke ka regjistruar fitore minimale përballë njërit nga bashkënikoqirët e Euro 2012 – Polonisë, që i mjaftoi për t’u kualifikuar në çerekfinale të Kampionatit të sivjetmë Evropian
Fraksioni i parë i lojës u mbyll pa gola, me polakët që e filluan më mirë, mirëpo me kalimin e kohës çekët e morën lojën në dorë.

Goli i fitores erdhi në minutën e 72-të, kur pas një asistimi të Milan Baros, Petr Jiracek heshti tifozët vendas.

Fitore me rezultat identik ka shënuar edhe Greqia kundër Rusisë duke e siguruar vizën për raundin e eliminimit direkt të turneut më të madhe evropian.

Ishte kapiteni Giorgos Karagounis njeriu që në minutat shtesë të pjesës së parë (45’+2) shënoi golin që i dërgon helenët në fazat finale të Euro 2012.

Republika Çeke me dy fitore dhe një humbje kualifikohet nga vendi i parë në Grupin A me gjashtë pikë, kurse Greqia pas një fitoreje, një barazimi dhe një humbje kualifikohet nga pozita e dytë me katër pikë, po aq sa ka Rusia një pozitë më poshtë.

Lajme të ngjashme

Back to top button