LSDM-VMRO:Kush ka bërë më shumë?

Dy partitë më të mëdha maqedonase VMRO-DPMNE dhe LSDM kanë shkëmbyer akuza në lidhje me investimet në maqedoninë Lindore, gjegjësisht në qytetin e Shtipit.

“Në këto ditë jetohet rëndë në gjithë Maqedoninë. Gjendja është katastrofale, por në Maqedoninë lindore mendoj se jetohet më vështirë se kurdoherë. Papunësia këtu është më e madhe, varfëria më e madhe, investime nuk ka , vende të reja punë nuk ka, perspektivë për të rinjtë nuk ka. Ata po shpërngulen, po i braktisin qytetet e tyre të lindjes, nataliteti po shënon rënie. Me një fjalë Maqedonia lindore po zbrazet”, ka thënë lideri i LSDM-së, Branko Cërvenkovski i cili ka prezantuar kandidatët për kryetarë të kësaj komune në Shtip.

Nga ana tjetër, lideri i VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski ka thënë se Cërvenkovski nuk e ka lehtë në Shtip sepse ka mbyllur shumë fabrika në të.

“Në kohën e Branko Cërvenkovskit , në Shtip janë lënë shkretë në kuadër të tranzicionit ,me mbylljen e qindra fabrikave të tekstilit me mijëra njerëz mbetën pa punë.  Jo vetëm që u mbyllën shumë fabrika të tekstilit në kohën kur ai ishte kryeministër, por LSDM-ja ashpër kundërshtoi edhe hapjen e Universitetit në Shtip. Ndërsa ky universitet gjallëroi këtë qytet ngase solli mijëra të rinj nga Maqedonia lindore” , tha lideri i VMRO-së Nikolla Gruevski. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button