Gostivar,të maskuar vjedhin shtëpinë,familjarët shikojnë TV

Katër persona të maskuar dhe të armatosur kanë vjedhur në shtëpinë e pronarit Q.N. (72) në fshatin Toplice të Gostivarit. Sipas informatave të policisë, përderisa në shtëpi ka qenë XH.N. (68) bashkëshortja e Q.N dhe mbesa e tij A.A (26) duke shikuar televizion, vjedhësit kanë hyrë në shtëpi dhe kanë marrë stoli ari, telefon celular Samsung, lap-top dhe rreth 30 euro.

Pasi që të dëmtuarit kanë filluar të bërtasin, njëri nga vjedhësit e ka goditur XH.N në fytyrë dhe në atë moment ia ka marrë stolitë e arit që ajo ka mbajtur në vete si dhe paratë. 

Më pas, sipas policisë, dy nga vjedhësit e tjerë janë ngjitur  në katin e dytë për të vjedhur dhe më vonë janë larguar në drejtim të panjohur.

Policia ka kryer ekspertizën dhe po merr masa për të gjetur vjedhësit./portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button