Struganët, dita-ditës më humanitarë

Dhurimi i gjakut në Njësinë e Transfuziologjisë në Strugë po shënon rritje permanente konfirmojnë nga ky Enti për Transfuziologji i cili tashmë  është në varësi të Institutit Republikan të Transfuziologjisë.
 
Nexhat Ismailoski transfuziolog tregon se moshat mbi tridhjetë vjeçare janë dhuruesit më të rregullt të gjakut në mënyrë vullnetare. 

“Kjo tendencë sivjet është më e masive nëse krahasohet me të njëjtën periudhë të viteve të kaluara” konfirmon Ismailoski.

Ai thotë se përveç anës humanitare të dhurimit të gjakut si një kontribut në shpëtimin e jetës të një nevojtari, dhurimi i gjakut mund të konsiderohet edhe si një shërbim ndaj vetvetes nga individët dhurues të gjakut.

”Besoj se ndërgjegjësimi tashmë është rritur te njerëzit për efektet pozitive të dhurimit të gjakut si dhe anës humanitare të këtij veprimi .Ne kemi organizuar një sërë fushatash dhurimi dhe në këtë drejtim kemi arritur të grumbullojmë sasi të madhe të gjakut sepse përgjigjja nga qytetarët ka qenë e kënaqshme“potencon ai.

Nga Enti i Transfuziologjis në Strugë potencojnë se çdo pikë gjaku shkon te nevojtarët për shkak se me organizimin e ri të enteve në kuadër të Institutit Republikan , tashmë pa pengesë bëhet shkëmbimi i gjakut ndërmjet Enteve të transfuziologjisë në nivel shteti.

Lajme të ngjashme

Back to top button