Fëmijët pa prind morën qumësht falas

Qumështorja e Lubjanës-Shkup donoi 1.800 litra qumësht për fëmijët pa prind në Maqedoni. Qumështin e pranuan katër institucione të cilat përkujdesen për këto fëmijë.

“Me këtë qumësht që ia dhuruam Shtëpisë për fëmijë pa prindër nga Manastiri, Klinikës për sëmundje të fëmijëve në Shkup, SOS Fshatit të fëmijëve dhe familjeve të cilat përkujdesen për fëmijë pa prindër do tu ndihmojmë rreth 600 fëmijëve. E dimë që kompanitë kanë detyrim në një far mënyre të punojnë për rrtëhin ku jetojnë andaj një vjetori ynë ishte një mundësi e shkëlqyer ta tregojmë kujdesin tonë ndaj bashkësisë ku jetojmë” tha drejtori i qumështores Nikolla Maxharovski.

Donacioni u dha në prani të zv/ministrit për Punë dhe Politikë Sociale, Ibrahim Ibrahimi dhe ambasadorit slloven në Maqedoni, Brajan Alan Bergant.

“Ky duhet të jetë një shembull për kompanitë e tjera ti përkushtojnë më shumë kujdes dhënies së donacioneve posaçërisht kur bëhet fjalë për grupet e margjinalizuara. Në Maqedoni kemi 1050 fëmijë pa prind dhe përkujdesje prindërore, nga to 900 janë të mitur” tha Ibrahimi. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button