22 vjet VMRO-DPMNE: Gruevski do fitojmë sërish

Kryeministri dhe lideri i VMRO-DPMNE, Nikolla Gruevski ka theksuar mbrëmë se partia e tij do të fitojë bindshëm në zgjedhjet e ardhshme lokale. 

“Do të fitojmë, edhe ate me diferencë serioze, jam i bindur për këtë”, ka qenë fjalia e Gruevskit me rastin e shënimit të 22 vjetorit të partisë VMRO-DPMNE.

Gruevski në 22 vjetorin e partisë së tij tha se qytetarët vlerësojnë atë që po punon qeveria që drejtohet nga ai. 

Gruevski ka theksuar se VMRO-DPMNE gjatë këtyre 22 viteve është arritur gradualisht përmes një rruge të mundimshme, duke arritur fitore në gjashtë cikle zgjedhore. 

Në këtë ceremoni kanë marrë pjesë edhe përfaqësues të lartë të partisë shqiptare Bashkimi Demokratik për Integrim si dhe ministrat Musa Xhaferri, Nevzat Bejta, Valon Saraçini, por ka munguar kryetari i saj Ali Ahmeti.

Lajme të ngjashme

Back to top button