PDSH së shpejti me listë kandidatësh për zgjedhjet lokale

Partia Demokratike Shqiptare nga 5 korriku deri më 5 tetor do të mban zgjedhjet e brendshme partiake ku do të caktojë kandidatët për kryetar komunash dhe listat për këshilltarë për zgjedhjet e ardhshme lokale 2013. 

Vendimi është miratuar nga Kuvendi Qendror i PDSH-së në mbledhjen e fundit të mbajtur në Tetovë. 

Arbër Xhaferri, Kryetari i Kuvendit Qendror të PDSH-së  deklaroi se kjo flet për tendencën që në mënyrë të rregullt të analizohen punët e deritashme të Partisë dhe angazhimet e mëtejshme të saj. 

“Është ky ai faktor sekret, do të thoja, i mbijetesës së kësaj partie edhe në kushte shumë të rënda ekonomike dhe politike. PDSH-ja si zakonisht nuk e identifikon pushtetin me partinë, si e tillë është në interes shumë të gjithanshëm dhe jo thjesht me një qeverisje që bëhet në kushte të rënda”, ka thënë Xhaferri. /Portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button