Thaçi në Arabinë Saudite, kërkon ndihmë nga mbreti Abdullah

Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi në ditën e parë të vizitës së tij në Arabinë Saudite, i shoqëruar nga zëvendëskryeministri i parë, Behgjet Pacolli është takuar me mbretin Abdullah Ibn Abdulaziz al Saud. 

Thaçi në këtë takim kërkoi nga mbreti Abdullah që Arabia Saudite ta ndihmojë Kosovën në procesin e njohjeve, posaçërisht tek ato vende të painkuadruara që manipulohen nga diplomacia e Beogradit.

Në takim u diskutua për marrëdhëniet mes dy vendeve dhe për përkrahjen që Arabia Saudite i ka dhënë dhe po vazhdon t’i japë Kosovës.

Thaçi e informoi mbretin Abdullah Ibën Abdulaziz al Saud për zhvillimet aktuale në Republikën e Kosovë.

“Kosova është një shtet, që shikon kah e ardhmja dhe punon për të ardhmen zhvillimore. Në këtë drejtim mbështetja e Arabisë Saudite është e mirëpritur”, theksoi kryeministri Thaçi.

Në takim u bisedua edhe për procesin e njohjeve të reja për shtetin e pavarur të Kosovës. Në këtë kuadër, Thaçi kërkoi nga Mbreti Abdullah që Arabia Saudite ta ndihmojë Kosovën në këtë proces, posaçërisht tek ato vende të painkuadruara që manipulohen nga diplomacia e Beogradit.

Në këtë takim, mbreti Abdullah Ibn Abdulaziz al Saud shprehu vullnetin e Arabisë Saudite për ta përkrahur Republikën e Kosovës në vendet ku ka ndikim Arabia Saudite, si në procesin e njohjeve, ashtu edhe në ekonomi, investime dhe turizëm. 

Lajme të ngjashme

Back to top button