Përfundoi viti shkollor për filloristët dhe gjimnazistët

Për 291.191 nxënës në shkollat fillore dhe të mesme në Maqedoni sot përfundon viti shkollor. Zilja e fundit shkollore cingëroi për 199.892 nxënës në 358 shkolla fillore në Maqedoni, si dhe për 68.569 gjimnazistë. Për 22.730 nxënës (arsimit të mesëm tre vjeçarë dhe katër vjeçarë) viti shkollor sipas Ligjit për arsim të mesëm përfundoi më 20 maj të vitit 2012.

Ministria e Arsimit dhe Shkencës informon se fundi i vitit shkollor është prolonguar në komunë e Krushevës, gjegjësisht vitin shkollor e mbarojnë nesër, për shkak të kushteve të pavolitshme klimatike që përfshinë Republikën e Maqedonisë në fillim të gjysëmvjetorit të dytë.

Në vitin shkollor 2012-2013 sipas listës së marrë nga Ministria e Punëve të Brendshme, duhet të regjistrohen 26.657 fëmijë. Në këtë numër hyjnë fëmijët e lindur në vitin 2006 dhe në janar të vitit 2007. /portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button