Urime 134 vjetori i Lidhjes së Prizrenit

Më 10 qershor shënohet një nga datat më të rëndësishme të historisë shqiptare kombëtare, mbajtja e kuvendit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit. 

Shoqata e Historianëve Shqiptarë në Maqedoni (SHHSHM), uron të gjithë shqiptarët për këtë datë të rëndësishme, me dëshirën që aspiratat dhe idealet e asaj lidhjeje, të realizohen sa më shpejtë.

“Duke respektuar mundin dhe djersën e shumë burrave të ndershëm të kohës, vlerësojmë se sakrifica e tyre sublime duhet të përkujtohet përgjithmonë me pietet të madh” urojnë nga SHHSHM.

Më 10 qershor 1878, mbi 300 përfaqësues nga gati të gjitha viset shqiptare, në Prizrenin historik, artikuluan  kërkesat legjitime për pavarësi të shqiptarëve në të gjitha trojet e tyre etnike.

Kjo lidhje, paraqet bashkimin më të rëndësishëm të shqiptarëve që nga koha e Skënderbeut, meqë të gjithë shqiptarët  u bënë bashkë në kërkesat e tyre kombëtare. Kjo lidhje, i parapriu edhe aktit të ardhshëm madhor, shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë nga Perandoria Osmane, më 28 nëntor 1912. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button