Gruevski në Norvegji për investime

Ekipi ekonomik qeveritar i udhëhequr nga Nikolla Gruevski sot qëndron në Mbretërinë e Norvegjisë, ku do të takohet me kryeministrin Jens Stoltenberg.

Në Oslo do të mbahet edhe biznes forum ku do të prezantohen potencialet investuese ekonomike të Maqedonisë para më tepër kompanive norvegjeze.

Delegacioni qeveritar në Oslo ka udhëtuar nga Danimarka, ku Gruevski është takuar me kryeministren daneze Helen Shmit dhe përfaqësues tjerë të Danimarkës.

Kryeministri i Maqedonisë dje në Kopenhagen u drejtua në biznes forum ku para 60 kompanive daneze ka prezantuar potencialet investuese të Maqedonisë./portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button