ITSHK-ja do të mbajë ditët e hapura në Shkup

Instituti për Trashëgimi Shpirtërore e Kulturore të shqiptarëve-Shkup (ITSHK) prej të hënës e ardhshme deri të premten (11.06.2012-15.06.2012) nga ora 10:00 deri në orën 14:00 në institutin e trashëgimisë shpirtërore e kulturore të shqiptarëve në Shkup (ish ambasada amerikane) do të mbajë ditët e hapura.

Qëllimi i tyre është që studentët e ardhshëm të informohen me studimet e magjistraturës në programet studimore: histori dhe marrëdhënie ndërkombëtare, letërsi shqipe dhe gjuhë shqipe.

Konkursi do të jetë i hapur së shpejti.  /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button