Mourinho dërgon ngushëllime për vdekjen e Preciados

Trajneri i Real Madridit, Jose Mourinho ka dërguar ngushëllime familjarëve dhe të afërme për vdekjen e Manolo Preciados.

Preciado u emërua dje trajner i Villarealit ndërsa sot ka pasur të prezantohet te ky klub. Sidoqoftë, ai pësoi një atak në zemër në Valencia.

“Unë nuk jam i vetmi që e përgëzoj jetën e Manuel Preciados. Dua të shfrytëzoj këtë moment të vështirë, për të dërguar ngushëllime familjes, fansave të Sportingut, Racing Santanderit, Levantes dhe Villarealit dhe të gjithë klubeve tjera ku ka qenë ai trajner”, tha Mourinho. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button