Ivanov në Tetovë, promovon sport dhe bashkëjetesë

Kryetari i Republikës së Maqedonisë, Gjorgje Ivanov, sot, më 8 qershor, 2012, si sponsor i projektit “Sporti si faktor për tolerancë, komunitet dhe respektim”, do të marrë pjesë në manifestimin kulturor-sportiv i cili do të mbahet në Tetovë. Parada e pjesëmarrësve do të fillojë para Xhamisë së larme dhe do të vazhdojë në sheshin e qytetit të Tetovës. 

Ky është manifestimi i pestë me radhë në kuadër të këtij projekti, i cili ka për qëllim t’ju mundësojë nxënësve të shkollimit të mesëm nga gjashtë komunat, nëpërmjet aktiviteteve  sportive, shoqërimit, komunikimit dhe vizitës së objekteve kulturore lokale, më mirë të njihen me moshatarët e tyre të cilët i takojnë bashkësive të ndryshme etnike ose kulturore, të zhvillohet  fryma e unitetit dhe kuptimit e respektimit të ndërsjellë. 

Bartës i këtij projekti është Shoqata për iniciativat e zhvillimit – Instituti gjeostrategjik “Global”, në partneritet me komunat e përfshira në realizimin e tij – Prilepi, Tetova, Komuna Qendër, Nagoriçan i epërm, Shuto Orizari dhe Vrapçishtë.       

Në kuadër të kësaj  vizite, Kryetari Ivanov do të realizojë edhe një takim me qytetarët e Tetovës./Portalb 

Lajme të ngjashme

Back to top button