Arifi në Bullgari: A është Evropa me multi shpejtësi e vetmja rrugë drejt zgjerimit?

Sot, më 8 qershor, 2012, Zëvendëskryeministrja për çështje evropiane, Dr. Teuta Arifi do të merr pjesë në Konferencën me temë “Ballkani në botën e globalizuar: nxitja e Agjendës Evropiane në rajon” që do të mbahet në Sofje të Bullgarisë. 

Zëvendëskryeministrja Arifi do t’u drejtohet të pranishmëve në temën “Kriza në BE dhe ardhmëria e integrimeve. A është Evropa me multi shpejtësi e vetmja rrugë drejt zgjerimit?”

Në këtë konferencë, e cila do të zgjat deri më 9 qershor, do të marrin pjesë funksionarë të lartë shtetëror nga vendet e rajonit dhe përfaqësues të lartë të bashkimit Evropian./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button