Kuvend, debat i ashpër për ligjin për ndërtimet pa leje

Debate të ashpra shënuan seancën e sotme kuvendore ku në rend dite ishin ndryshimet dhe plotësimet  e Ligjit për veprim ndaj objekteve të ndërtuara pa leje.  

Opozita shqiptare ndryshimet në ligj i vlerëson si përzierje direkte të pushtetit qendror në pushtetet lokale, që është kundër ligjit për decentralizim.

Deputeti Izet Zeqiri nga RDK në fjalimin e tij tha se në vend se të zhvillohet më tej decentralizimi,  pushtetarët e VMRO-DPMNE-së dhe BDI-së  në mënyrë skandaloze po kthejnë centralizmin,  duke u marrë komunave kompetencat e tyre.

‘Parimi i parë i kësaj marrëveshjeje është decentralizimi. Çfarë decentralizimi ju krijoni, ky është centralizim, sepse nuk keni fuqi të sillni një ligj i cili do të jetë në interes të qytetarëve. Kjo bëhet për interese e jo për zhvillimin e turizmit’, tha Zeiqiri.

Në rend dite janë edhe ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për planifikim hapësiror dhe urbanistik si dhe të Ligjit për ndërtim./Portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button