Kryetari Ivanov pret partinë fituese greke në tavolinë të bisedimeve

Në tavolinën e bisedimeve i presim ata që do ta formojnë Qeverinë e re greke me qëllim që sa më shpejtë ta tejkalojmë kontestin me emrin, thonë nga kabineti i kryetarit Gjorgje Ivanov, pas akuzave të fundit nga ana e Demokracisë së Re për nacionalizëm të autoriteteve maqedonase.

“Kryetari i Republikës së Maqedonisë, Ivanov, qëndrimin e tij në lidhje me reagimin e partisë greke Nea Demokratia e tregoi në Mostar. Vetëm dua të përkujtoj në deklaratën e kryetarit Ivanov se i presim në tavolinën e bisedimeve ata të cilët do ta formojnë Qeverinë, kurdo që të ndodhë kjo gjë, sa më shpejtë, aq më mirë”, thotë Darko Kostadinovski, këshilltar shtetëror për politikë të jashtme I Kryetarit Ivanov.

Reagimi i Kostadinovski vijon pas akuzave të Panos Panajotopulos, përgjegjës për politikë të jashtme në Nea Demokratia,i cili akuzon për nacionalizëm dhe pamundësinë  e autoriteteve maqedonase për të bërë kompromis në lidhje me kontestin me emrin./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button