MPB emëron gjashtë zëdhënëse të reja shqiptare
Zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Agim Nuhiu nëpërmjet rrjetit social “facebook” njofton se Ministria e Punëve të Brendshme për herë të parë autorizoi vajza shqiptare për zëdhënëse të Ministrisë nëpër të gjitha qytetet me shumicë shqiptare, transmeton Portalb.mk.
Emrit e rinj të zëdhënësve janë:
-
- Merita Shehi – Zëdhënëse në shkallë të Ministrisë së Brendshme;
- Valdete Etemi – Zëdhënëse në Sektorin e Shkupit;
- Mirsade Fejzuli- Zëdhënëse në Sektorin e Kumanovës;
- Donjeta Veseli – Zëdhënëse në Sektorin e Tetovës;
- Merlina Islami – Zëdhënëse në Sektorin e Ohrit;
- Shpresa Amedi – Zëdhënëse në Sektorin e Manastirit.
“Shprehim respekt për femrat shqiptare dhe përkulje për të gjithë ata që kontribuuan për institucionalizimin e Marrëveshjes së Ohrit në sistemin kushtetues – politik të Maqedonisë”, shkroi Nuhiu në postimin e tij në facebook.