Ndizen Zjarret në Prekaz
Një zjarr i madh i ndezur në fshatin Prekaz ka shënuar Natën e Zjarreve, manifestim që mbahet çdo 7 mars.
Zjarre të ngjashme janë ndezur edhe në të gjitha vendet e Kosovës ku janë zhvilluar betejat më të lavdishme të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, përcjell MIA.
Dhjetëra djem të veshur me uniforma të UCK-së kanë bartur në dorë flakadanët që simbolizojnë fillimin e Natës së Zjarreve.
Ky manifestim përmbyll Epopenë e UÇK-së që ka filluar më 5 mars për nder të rënies së komandantit legjendar Adem Jashari dhe familjes së tij.
Epopeja e UÇK-së përkujton 5, 6 dhe 7 marsin e vitit 1998 kur bie heroikisht komandanti legjendar Adem Jashari bashkë me të vëllanë Hamzën, babain Shabanin, dajën Osman Gecin dhe anëtarë të familjes së tij.