Arifi, nuk është e vërtetë se nuk shfrytëzohen fondet IPA

Nuk është e vërtetë se fondet IPA nuk shfrytëzohen apo shfrytëzohen shumë pak, deklaroi zëvendës kryeministrja për çështje evropiane Teuta Arifi gjatë konferencës në kuadër të projektit “Komunikimi dhe dukshmëria për IPA fondet” që po zhvillohet  në ambientet e Sekretariatit për çështje evropiane me përkrahje të Ambasadës së Republikës së Francës në vend.

Arifi tha se edhe ky projekt ka tendencë të zmadhoj dukshmërinë e programeve IPA, dhe duhet të ndihmojë në drejtim të angazhimit dhe njohurive në kuadër të shoqërisë për atë sa këto fonde mund të na ndihmojnë.

‘Unë vlerësoj se për sa i përket nivelit të shfrytëzimit të tyre jemi solid, sa i përket shfrytëzimit të këtyre fondeve,  pra ato deklarata se nuk shfrytëzohen këto fonde nuk janë të vërteta, por thjeshtë nëse i zmadhojmë kapacitetet tona si institucione, si shoqëri, si pushtet qendror por edhe si pushtet lokal, sepse unë mendoj se edhe ata mund të përforcojnë dukshëm kapacitetet, mund të rrisim shfrytëzimin e fondeve dhe të përkrahjes’, deklaroi Arifi.

Arifi tha se duhet pasur parasysh se për fondet IPA është tipike, ajo se shumë më herët programohen, bëhet programim për  dy deri tre vite paraprakisht,  pikërisht duke e mbajtur këtë koncept, duke parë kah e ardhmja dhe më larg edhe procesi i efikasitetit për realizimin e tyre mendoj se në krahasim edhe me rajonin jemi pak a shumë solid, dhe këtë krahasim e bëjmë me rajonin, se si dhe sa shfrytëzojnë  IPA fondet.

Vetëm para një jave, Qendra maqedonase për arsimim evropian  doli me raport ku thuhej se në bazë të nalizave që ka bërë kjo qendër Maqedonia nga 620 milion euro, para të pakthyeshme që i ka ndarë Komisioni Evropian  për periudhën nga viti 2007 deri në vitin 2013, deri në fund të vitit 2011 ka shpenzuar vetëm 90 milion euro. Fajtore për këtë situate kjo organizatë e bëri qeverinë Gruevski so të painteresuar për të zbatuar agjendën evropiane në vend.

‘Arsyeja kryesore është mos ekzistimi i vullnetit politik, respektivisht Maqedonia nuk është e interesuar për paratë evropiane, sepse në përgjithësi interesi për agjendën evropiane është në nivel shumë të ulët,  dhe kjo ndikon edhe në programimin e parave nga grantet, sepse për një numër të madh të projekteve që mund ti financojmë me këto fonde të pakthyeshme Maqedonia viteve të fundit morri hua dhe kredi’, u shpreh atëkohë Fani Karanfilova-Panovska nga kjo organizatë.

Si problem i dytë i cekur në raport ishte kapaciteti i pamjaftueshëm i të punësurve në administratën publike.

Konferenca do të vazhdojë punën edhe nesër dhe ka për qëllim gjetjen e formave që qytetarët e Maqedonisë të munden më lehtë të aplikojnë për fondet IPA, që Bashkimi Evropian i ndan për shtetet kandidate për anëtarësim./Portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button