3.000 fëmijë i gëzohen pushimit falas

Qeveria e Republikës së Maqedonisë në pakonë e re të masave ekonomike sociale parashikoi pushim falas për fëmijët e familjeve që janë në rrezik social dhe fëmijët shfrytëzues të shtesave të posaçme.

Gjithsej 3.000 fëmijë nga klasa e pestë deri në klasën e tetë, sivjet do të gëzohen në pushimin falas.

Prej tyre 2.000 do të shkojnë në pushimoret në objektet turistike apo në pushimoret fëmijore në mbarë vendin, të ndarë në dy ndërrime. Ndërrimi i parë do të shkojë në pushim falas në fillim të muajit korrik të këtij viti.

1.000 fëmijë do të fitojnë pushim falas dimror. Në pushim dimror do të shkojnë në pushimin që e kanë në gjysëmvjetor në vitin 2013.

Shërbimi përfshin shtatë ditë pushim, gjegjësisht gjashtë bujtime me nga tre racione në dit dhe transport në të dy drejtimet.

Ministri i Punës dhe Politikës Sociale, Spiro Ristovski sot sqaroi detajisht këtë projekt.Ai theksoi se Qeveria ka siguruar 15 milionë denarë për realizimin e projektit, ndërsa në të ardhmen do të mendohet edhe për rritjen e numrit të fëmijëve që do të shkojnë në pushim falas. /portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button