Tubim përkujtimor i UÇK-së në Hotël

Në praninë e ish luftëtarëve të UÇK, familjarëve të dëshmorëve të rënë, invalidëve të luftës dhe qytetarëve tjerë, sot në fshatin Hotël në një tubim përkujtimor, u përkujtuan dëshmorët  e rënë në altarin e lirisë, 11 vjet më parë në betejën e njohur të Mateçit.

Ishte ky një rast që sot të përkujtohen të gjithë ata , të cilët dhanë gjënë më të çmuar jetën. Në fjalimet e mbajtura me pietet u fol për  këtë betejë dhe gjithë dëshmorët e rënë në te.

“Çdo vit përkujtojmë dëshmorët dhe kurrë nuk do të harrojmë se jeta e tyre na ka mundësuar neve të jemi të lirë” tha ish luftëtari i UÇK, Sadulla Hyseni.

Ndërkaq duke përkujtuar 6 qershorin e 2001, kreu i Komunës së Likovës Sadulla Duraku , ndër të tjera tha “ Dëshmorët ti respektojmë, sepse e respektojmë vetveten. Ata janë të respektuar nga vetë Zoti duke rënë dëshmorë për atdheun e vet. Neve të tjerëve na takon të përpiqemi që mos të mërzitemi për këta burra dhe burrëresha që ranë në altarin e lirisë por të ndiejm dhimbje , kurse dhimbja është pjesë e jetës sonë , që vërtetë synimi i tyre ka vetëm një emër e ai emër është “Atdheu i popullit shqiptar anembanë ku janë “ tha Duraku,

Ndërkaq në fjalimin e tij , ish pjestari i UÇK e tani kryetar i BDK, Hisni Shaqiri theksoi:
 “Na mbetet amanet i dëshmorëve që ne që jemi të gjallë këtë çështje ta çajmë deri në fund. Sot duhet të jemi shumë krenarë për një çështje që është shumë e rëndësishme. Gjashtë qershori është dita më e madhe e popullit shqiptar të kësaj ane”.

Tubimi përkujtimor u pasurua me program të ngjeshur kulturor artistik me muzikë dhe recitale, kurse më pas u bënë homazhe në varrezat e dëshmorëve në fshatin Hotël.

Lajme të ngjashme

Back to top button