Oklahoma kampion në Perëndim

Oklahoma City Thunder me fitoren prej 107:99 mbi San Antonio Spars është kampioni i ri në Konferencën Perëndimore dhe për herë të parë pas vitit 1996 do të luan në finalen e madhe, atëherë si Seatle Supersonics.

Fitorja ishte e katërta me radhë për Tander në serinë me Spars duke vendosur rezultatin final 4-2 në finale e Perëndimit.

San Antonio shkëlqyeshëm e filloi ndeshjen duke avancuar me 18 pikë në çerekun e dytë dhe 15 në pushim.

Megjithatë, në dy çerekët e fundit, basketbollistët e Oklahoma Siti, të përmbajtur nga më tepër se 18 000 tifozë erdhën deri te rezultati fantastik.
Kevin Duran përsëri shkëlqeu me 34 pikë, 14 kërcime dhe pesë asiste, ndërsa Rasel Vestbruk shtoi 25 pikë dhe tetë kërcime. /portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button