Video-incizimi për rastin me policen e sulmuar nga Bekir Asani, deklarohet Prokuroria Publike!
Meqë dje nga Ministria e Punëve të Brendshme deklaruan se materialet të cilat i disponojnë nga rasti i polices që u sulmua nga anëtari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Bekir Asani ia kanë dhënë Prokurorisë Themelore Publike (PTHP), sot nga kjo e fundit, nuk janë përgjigjur se ai kanë marrë incizimet nga MPB-ja, njofton Portalb.mk.
“Prokuroria e ka ftuar edhe personin e dëmtuar që të japë deklaratë. Njëkohësisht janë ndërmarrë edhe masa të tjera që të grumbullohen të dhënat e nevojshme për rastin. Pas shqyrtimit të tyre do të pasojë edhe analizë dhe vendim i prokurorisë publike për zhvillimin e mëtutjeshëm të procedurës”, thanë nga PTHP për “Makfax” duke mos u përgjigjur për video-incizimin.
Kjo deklaratë e MPB-së erdhi pasi që policja Jasmina Janaçkovska tha se: “Ekziston video-dokumentim nga kamerat vëzhguese, shihet tërë rasti. Nuk mundem ta gënjej ministrin e Punëve të Brendshme pasi që atëherë do të kisha përgjegjësi penale”– deklaratë kjo që erdhi pasi që në opinion u reagua në lidhje me dy variantet e njoftimin të MPB-së për rastin e Janaçkovskas. Fillimisht u tha se ajo është e sulmuar fizikisht, kurse të nesërmen, pasi që Jasmina Janaçkovska u takua me ministrin e Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski nga kabineti i këtij të fundit u tha se ajo ka qenë e sulmuar vetëm verbalisht dhe se Jaçkovska vetë e ka goditur “Marimangën”.
Rasti me policen që e sulmoi Bekir Asani, MPB: nuk mund të publikojmë video-xhirimin