Mjekët operojnë në tru, pacientin e gabuar
Një staf i tërë mjekësor deri tek drejtuesi i spitalit është pezulluar nga puna në Nairobi të Kenias, pasi operuan në tru pacientin e gabuar.
Sipas asaj që shkruan BBC, një pacient duhet t’i nënshtrohej ndërhyrjes për pasi kishte pësuar mpiksje gjaku në tru, ndërsa tjetri duhej t’i nënshtrohej një trajtimi për ënjtje.
Për një ngatërrim i etiketave identifikuese të pacientëve, çoi në operimin e personit të gabuar.
Mjekët e kuptuan gabimin e rëndë vetëm disa orë pasi ndodheshin në sallë të operacionit, kur sigurisht nuk arritën të gjenin mpiksjen e gjakut.