Përplasje mes dy trenave në Egjipt, 10 të vdekur

Si pasojë e përplasjes mes dy trenave në qytetin Beheira në veri të Egjiptit jetën e kanë humbur 10 persona, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas agjencisë zyrtare egjiptane të lajmeve MENA, mësohet se drejtori i policisë së qytetit Beheira, Ala Abdulfettah, ka thënë se aksidenti ka ndodhur pasi një tren mallrash ka goditur nga pas një tren udhëtarësh. Abdulfettah ka bërë të ditur se si pasojë kanë humbur jetën 10 persona ndërsa janë plagosur 15 të tjerë.

Prefektja e qytetit Beheira, Nadia Abdu në deklaratën në një kanal televiziv lokal tha se numri i personave të palgosur është 15 por se kjo shifër mund të rritet.

Ndërkohë në vendngjarje janë dërguar një numër i madh ambulancash. Në një aksident hekurudhor që ndodhi në gusht të vitit të kaluar në qytetin Aleksandria humbën jetën 49 persona.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button