Kjo është gjëja që do veshim më shumë në pranverën e këtij viti (FOTO)

Cila është gjëja që do veshim më shumë këtë pranverë? Cila është veshja pa të cilën s’do bëjmë dot në sezonin e ardhshëm? Padyshim këmisha! Nëse do pyesni përse, përgjigjja është shumë e thjeshtë: Më shumë këmisha nuk kishim parë ndonjëherë në sfilatat e modës! Cilat janë llojet më interesante?! Secila ka të bukurën e saj…

1

Këmisha e bardhë
Nëse jeni duke kërkuar për këmishën më “fashion” të sezonit, përgjigjja është sërish shumë e thjeshtë, zgjidhni këmishën e bardhë! Ka shumë stile dhe forma që mund ta kombinojmë… Mund të vishni një këmishë të bardhë të lirshme të stilit bohemian (sugjeruar nga sfilata e fundit YSL) por do të ngjanit shumë bukur edhe me këmishën sportive që nuk del kurrë nga moda, mjafton të jetë e bardhe. Dëshironi të qëndroni në stilin klasik? Preferenca juaj përsëri do të jetë “in” nëse zgjidhni të bardhën.

2

Këmisha Teksasiane
Në sfilatat e fundit kemi parë shumë veshje të frymëzuara nga ky stil. Ajo që tërhoqi më tepër vëmendje është këmisha e Calvin Klein e sjellë nga Kaia Gerber që duket si një vajzë nga Teksasi por e frymëzuar sigurisht nga tendencat e reja. Këmisha teksasiane do të jetë një ndër veshjet “must” të sezonit të ardhshëm kështuqë bëhuni gati ta bëni tuajën në shoppingun e ardhshëm.

3

Këmisha e xhinsit
Të vishesh e gjitha në xhins është një nga tendencat më të reja që viti 2018 sjell. Mund të zgjidhni mes dhjetra modeleve të këmishave që sfilatat kanë sjellë, mjafton që këmisha e xhinsit mos të mungojë këtë pranverë në gardërobën tuaj.

4

Këmishat e printuara
Pranvera nuk vjen nëse ju nuk keni një këmishë të printuar, me logo apo me shkronja, kjo gjë nuk ka shumë rëndësi. Që nga stili barok i frymëzuar nga Versace e deri te motivet e lëkurës së kafshëve, të gjitha janë një trend që nuk duhet humbur

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button