SHBA: Ushtarët mësohen se islami është “armik”

Përmbajtja e ligjeratës deri te e cila erdhën disa gazetarë të revistës Wired tregoi se në një akademi ushtarake në SHBA, islami karakterizohet si “armik” dhe imponon nevojën që tërë botës islame duhet shpallur luftë gjithpërfshirëse.

Diskursi armiqsorë në këtë ligjeratë e cila jepet që nga viti 2004 nxit oficerët amerikanë në “anashkalimin e viktimave civile” deri te “shkatërrimi i Mekës dhe Medinës” sulme të ngjashme me ato në Hiroshimë.

Lidhur me atë që është botuar në ueb-faqen e revistës Wierd mbi lëndën mesimore, Pentagoni doli me kumtesë se lënda është pezulluar, ndërsa kryeshefi i shtabit kryesor general Martin Dempsey tha se do të ngritet hetim mbi këtë çështje. /Aljazeera/


Lajme të ngjashme

Back to top button