Gjithsej 68 pedofilë publikohen në internet

Gjithsej 68 pedofilë në Maqedoni do të vendosen në regjistër, që brenda dhjetë ditëve do ta shpall Ministria e Punës dhe Punës Sociale.

Në internet do të vendosen fotografitë, emrat dhe mbiemrat e të gjithë atyre që janë dënuar për vepër penale-abuzim të fëmijeve dhe pedofili.

Publikisht do të jenë të arritshme edhe adresat ku jetojnë pedofilët, datëlindjet, si dhe vepra penale për të cilën janë dënuar.

Ministri i Punës dhe Politikës Sociale dje shprehu keqardhje për rastin e fundit të abuzimit seksual kur një 64 vjeçarë kishte shfryer epshet e tij mbi dy vajza binjake pesëvjeçare derisa prindërit e tyre ishin në tarracë. Ristovski publikisht kërkoi, nëse dëshmohet fajësia e tij, dënim më të ashpër si shembull për të gjitha rastet tjera.

“Ne do të vazhdojmë të prodhojmë vendime të reja që këtyre përbindëshave të pamëshirshëm t’u tregohet se shteti seriozisht do të luftojë pedofilinë dhe se dënim maksimal do të kërkohet çdoherë kur abuzohen fëmijët, veçmas kur janë të kësaj moshe të re”, deklaroi Ristovski.

Përveç pedofilët, në regjistër do të publikohen edhe makrotë, personat që incizojnë dhe distribuojnë pornografi fëmijore, si dhe ata që janë të dënuar për tregti me fëmijë.

Në Ligjin për regjistër, pedofilëve u ndalohet rrotullohen rreth foshnjoreve, shkollave, parqeve fëmijore, ndërsa qytetarët janë përgjegjës që t’i lajmërojnë në polici nëse i vërejnë.

Pedofilët do të mund të kërkojnë që të hiqen nga regjistri, me kusht që të mos e përsërisin veprën në periudhë prej 10 viteve pas skadimit të dënimit për të cilën janë dënuar. Për këtë vendim duhet të merr gjyqi, pas mendimit paraprak nga qendra për punë sociale. /portalb/


Lajme të ngjashme

Back to top button