Vazhdon dialogu mes Prishtinës dhe Beogradit

Nën patronazhin e BE-së sot në Bruksel vazhdon dialogu mes Prishtinës dhe Beogradit në nivel teknik.

Sipas paralajmërimeve, parashikohet që bisedimet të zgjasin dy ditë dhe to të bisedohet për implementimin e dispozitave akoma të pazbatuara nga Marrëveshja e Brukselit, para se gjithash rreth formimit të Bashkësisë së komunave serbe.

Kryesuesi i delegacionit të Kosovës, Avni Arifi, ditën e djeshme deklaroi se në takimin me palën serbe do të bisedohet për zbatimin e marrëveshjeve që janë arritur deri më tash.

Arifi ditë më parë ka thënë se po synojnë me përmbyll dialogun në tërësi, dhe duhet të ketë sipas tij, zbatueshmëri të plotë për secilën marrëveshje veç e veç.

Kryesuesi i delegacionit të Kosovës ka thënë se qëndrimi për Asociacionin do të jetë në linjë me qëndrimin e Qeverisë së Kosovës, duke e respektuar sipas tij, vendimin e Gjykatës Kushtetuese, e cila herën e kaluar kishte gjetur 22 shkelje të Kushtetutës së vendit, në tekstin e këtij mekanizmi.

“Varësisht nga vendimi i Kushtetutës, do të bëhet draftimi ose amendamentimi i propozimit të ri. Kjo Qeveri nuk e pranon Asociacionin që përmban shkelje kushtetuese”, ka shtuar ai.

Sipas tij, nuk do të ketë marrëveshje të reja në mes Prishtinës dhe Beogradit, pa u implementuar në tërësi marrëveshjet e arritura më parë.

Ky raund i bisedimeve është dashur të mbahet më 16 janar, por u anulua për shkak të vrasjes së një prej liderëve të serbëve të Kosovës, Oliver Ivanoviq. 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button