Në Kuvendin e Maqedonisë nesër do të mbahet Konferencë interparlamentare

Nesër në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë do të mbahet Konferencë interparlamentare – Fuqia e arkës: Autorizime buxhetore dhe procedura të Parlamentit evropian.

Konferenca, siç ceket në ueb-faqen e Kuvendit, është organizuar nga Grupi për mbështetje të demokracisë dhe koordinim të zgjedhjeve (DEG) në bashkëpunim me Komitetin për punë të jashtme (AFET) dhe Komitetin buxhetor (BUDG), me deputetë nga parlamentetet e vendeve kandidate dhe Parlamentit evropian, njofton MIA.

Në hapje do të flasin kryetari i Parlamentit të Maqedonisë, Talat Xhaferi, eurodeputeti dhe anëtar i Komitetit për punë të jashtme, Igor Sholtes, ndërkaq hyrje të shkurtë për Buxhetin e BE-së do të ketp eurodeputeti Xhon Hauvprth.

Për kornizat disavjeçare financiare dhe marrëveshjet ndërinstitucionale për marrëveshje buxhetore të konferencës do të flasë eurodeputeti dhe anëtar i Këshillit buxhetor, Jan Olbriht, ndërsa do të diskutohet edhe për rolin e Parlamentit evropian në miratimin e buxhetot evropian, për mbikëqyrjen ndaj implementimit të instrumenteve për financim të jashtëm dhe për zyret e specializuara për buxhet në parlamentet nacionale si mënyrë për sigurimin e ekspertizës drejt deputetëve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button