70-vjeçarja e virgjër në kërkim të shpirtit binjak

Shpirtin e saj binjak po kërkon një këngëtare kabaresh nga Britania, e cila deklaron e gatshme të humbasë edhe virgjërinë e saj. E veçanta me këtë këngëtare është se ajo tashmë është plot 70 vjeçe.

Pam So shprehet se deri më sot nuk arriti dot që të humbasë virgjërinë e saj, pasi donte që ta ruante për mashkullin e ëndrrave të saj, me të cilin do të martohej. Por “mashkulli perfekt” nuk u shfaq asnjëherë, edhe pse ajo një moment mbërriti pranë altarit.

“Në vitin 1976 më propozoi për martesë një punëtor nafte në Blackpoll”. I thashë “Po”, por më vonë u ndamë, pasi kuptoi se nuk u tërhoq aq shumë nga unë”, tha Pam So për gazetën “The Sun”.

“Meshkujt shikonin rrobat që vishja në skenë dhe kujtonin se do isha ndonjë mendjelehtë. Por në jetën personale asnjëherë nuk isha e çiltër me meshkujt. Kisha një emër seksi në skenë, edhe rroba seksi gjithashtu, por të gjitha këto ndihmonin vetëm karrierën time”, shton 70-vjeçarja.

Pam So tha gjithashtu se shumë meshkuj interesoheshin për të, lista përfshin edhe Tom Jones, por asnjëherë ajo nuk shkoi më gjatë me ta, për të filluar një marrëdhënie të plotë.

Gjithsesi, ajo është optimiste! “Ndjej se jam e gatshme t’i jap një mundësi vetes për t’u martuar, si dhe të fle në krevat me një mashkull. Asnjëherë nuk je shumë i madh për të bërë ato që dëshiron. Shikoni Joan Collins”, tha ajo. /Portalb


Lajme të ngjashme

Back to top button