Maqedoni, me profesion stomatolog, punon në ndërmarrjen “Ujësjellësi dhe Kanalizim”

Numër të madh të punësuarve dhe borxh prej 4 milionë euro, trashëgoi drejtori i ri i Ndërmarrjes Publike “Ujësjellësi dhe Kanalizimi”, Dushko Veskovski, i cili e mori këtë post përpara disa muajve. Në mesin e të punësuarve, ka numër të madh të administratorëve, ndërkaq ndërmarrja ka mungesë të kuadrit teknik, njofton Portalb.mk.

Në “Ujësjellës dhe Kanalizim” janë të punësuar edhe persona të cilët nga kualifikimi i tyre nuk duhet të jenë aty. Veskovski thotë se ka të punësuar edhe stomatolog dhe paralajmëron se në korniza të ndërmarrjes nuk ekziston ndonjë ordinancë ku stomatologu do të kishte mundur ta kryente punën e tij. Ai rikujton se në mesin e të punësuarve ka edhe prej atyre që me vite kanë marrë para, dhe nuk kanë ardhur në punë.

“Por kemi ndërmarrë masa dhe në pajtueshmëri me dispozitat ligjore këto njerëz janë integruar në punë”, deklaroi ai.

Në një intervistë për TV24, drejtori shton se ndërmarrjen publike e kontrollojnë disa institucione kompetente dhe organet hetuese. Qyteti i Shkupit dhe Inspektorati i Punës përgatisin revizion, ndërkaq për punën e udhëheqësisë paraprake është interesuar edhe Prokuroria Publike Speciale (PSP).

Veskovski shton se një numër i institucioneve kanë borxhe ndaj ndërmarrjes. Në mesin e tyre janë edhe Qendra Klinike, Shoqëria Aksionare për Menaxhim me Hapësirat Banesore dhe Hapësirat për Zyra, shtëpinë shtetërore studentore dhe Ohis. Qendra Klinike u ka borxh 180 milionë denarë për mospagesës të ujit, gjegjësisht nuk ka paguar fatura thuajse për 10 vjet.

Në “Ujësjellës dhe Kanalizim” ka edhe dy sindikata, njëri është reprezentativ, ndërkaq tjetri i pavarur. Sipas drejtorit, me rregulloren e deritanishme për punën e të punësuarve, punëtorët janë shpërblyer me 10% nga vlera e rrogës për ardhje të rregullt në punë.

Është problematike çështja me sindikatën e pavarur, i cili, thotë Veskovski, ka qenë i favorizuar nga udhëheqësia paraprake.

“Nga ajo që kam pasur mundësi të mësoj, njerëzim kanë qenë të detyruar të anëtarësohen në sindikatën e pavarur. Keni pushimore në Dojran, Prespë, vetëm atij sindikatit ia rinovoni, u ndani pula, vezë dhe u ndani televizorë plazma. Për dallim prej tyre, sindikata reprezentativ, edhe pse buron nga ndërmarrja, është lënë pas dore”, thekson drejtori.

Ai thekson se uji në Shkup është perfekt i pastër dhe sipas kualitetit është i dyti në Evropë.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button