Ishinger në Konferencën e Sigurisë në Munih: Bota është pranë kufirit të një konflikti të madh

Bota është pranë kufirit pas të cilit mund të fillojë një konflikt i rrezikshëm ndërkombëtar, deklaroi sot diplomati gjerman Volfgang Ishinger, organizator i Konferencës së Sigurisë të Munihut, transmeton MIA. 

Ai theksoi se forumi i sivjetmë i 54-ti me radhë me pjesëmarrjen e rreth 20 udhëheqësve shtetërorë dhe qeveritarë dhe afër 80 ministrave të mbrojtjes dhe punëve të jashtme, kalon nën moton “Deri në fund të shkatërrimit dhe e kundërta”.

Forumi treditor mbahet në hotelin Bajrisher hof në Munih.

“Shpresoj se Munihu mund të kontribuojë për fillimin e ndonjë bisede prej fillimi edhe atë jo vetëm mes Moskës dhe Uashingtonit, si dhe mes Moskës dhe shteteve të tjera të rëndësishme. Mendoj për shembull për Ukrainën dhe pikat e tjera të kuqe në botë”, deklaroi Ishinger.

Ai shtoi se nuk e ka humbur shpresën, por “duhet të jemi real se bota ende duket shumë keq në momentin sa i përket stabilitetit global”.

Këtë vit delegacionin e SHBA-së e udhëheq ministri i Mbrojtjes Xhejms Matis. Prezent janë edhe kryeministrja britanike Tereza Mej, kryeministrat e Izraelit, Benjamin Netanjahu dhe i Irakut, Hajder al Abdi, presidenti i Ukrainës, si dhe ministrat e Punëve të Jashtme të Rusisë, Iranit dhe Turqisë.

Ministrja e Mbrojtjes e Francës, Florans Parli konstatoi gjatë fjalimit se bota bashkëkohore përjeton ndryshime të mëdha dhe se ekuilibri i forcave në të zhvendoset në dëm të shteteve që i ndjekin parimet e demokracisë liberale.

Sipas saj, rritet rreziku nga konfliktet globale. 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button