Presidenti bullgar, Radev: Emri i ri i Maqedonisë të mos mbajë përcaktues gjeografik në dëm të Bullgarisë

“Emri i ri i Maqedonisë, të mos përmbajë përcaktues gjeografik i cili do të jetë në dëm të Bullgarisë”, këtë e deklaroi presidenti bullgar, Rumen Radev, i cili qëndron në vizitë dyditore në Maqedoni, në lidhje me kontestin për emrin mes Maqedonisë dhe Greqisë, njofton Portalb.mk.

Ai ka theksuar se Bullgaria nuk përzihet në kontestin mes dy vendeve, por kuptohet, ashtu siç theksoi, si shtet fqinj këto çështje kanë të bëjnë edhe me Bullgarinë. Ai shtoi se nuk do të ketë kurrfarë sanksione nga ana e Bullgarisë.

Njëkohësisht, presidenti bullgar i cili ka ardhur në Maqedoni me ftesë të Ivanovit, në konferencë të përbashkët për shtyp deklaroi se Bullgaria është një ndër avokatët më të mëdhenj të Maqedonisë në lidhje me proceset euro-integruese.

Në lidhje me formimin e komisioneve mes dy shteteve për pjesëmarrje të përbashkët në festa, Radev  tha se po punohet intesivisht nga të dyja palët dhe është e rëndësishme që të vlerësohet nëse ka konteste mes dy vendeve dhe si të njëjtat të zgjidhen.

“Ne kemi të kaluar të përbashkët dhe prej tyre varet euro-integrimi dhe ardhmëria e Maqedonisë. Treguam se dy shtete me të kaluar të përbashkët mund t’i zgjidhin problemet për ardhmëri të përbashkët”, tha Radev.

Presidenti bullgar, njëkohësisht e ftoi edhe presidentin e Maqedonisë, Gjorge Ivanov, që më 6 maj ta vizitojë Bullgarinë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button