Është bllokuar llogaria e Institutit për Histori Nacionale

Gjatë ditës së djeshme, është bllokuar llogaria e Institutit për Histori Nacionale në Shkup, për shkak të një procedure gjyqësore për mospagim të disa mjeteve, njofton Portalb.mk.

Bëhet fjalë për zbatimin e vendimit të fituar gjyqësor për pagesën e mjeteve për projektin e miratuar që nga viti 2010, por edhe pse ka mbaruar projekti në vitin  2012, prof. d.r. Katerina Todoroska, si bartës i saj, nuk ka arritur që t’i marrë paratë nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës. Pas kësaj, ajo për shkak të borxheve të saja ndaj punëtorëve të saj, e ka paditur Ministrinë e Arsimit në vitin 2013 dhe pas plot 5 vjet, Todoroska e ka fituar procesin gjyqësor. Në vendimin e plotfuqishëm të gjykatës, Instituti për Histori Nacionale nuk e ka shfrytëzuar obligimin ligjor prej 15 ditëve për pagesën e mjeteve nga vendimi gjyqësor, andaj për këtë kryhet pagesë e detyruar me vendim të përmbaruesit.

“Në vitin 2013 dorëzova padi kundër Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës dhe Institutit për Histori Nacionale për shkak të mospagesës së projektit tim të mbaruar “Maqedonasit në Shqipëri 1912-1991”. Në fakt, projekti më është miratuar në vitin 2010, me marrëveshje të konfirmuar nga MASH, me nënshkrim nga ministri i atëhershëm i Arsimit, Nikolla Todorov. Nga ana tjetër e marrëveshjes ish nënshkrimi i drejtorit të Institutit, prof. d-r Todor Çepreganov dhe nënshkrimi im, si hulumtues kryesor. Duke e pasur parasysh se i kam mbaruar në kohë të gjitha obligimet dhe në pajtueshmëri me marrëveshjen prita që mjetet e harxhuara për punimin e marrëveshjes do të më paguhen në afat të arsyeshëm, ndërkaq unë do të mundem që t’i mbulojë të gjitha obligimet e mia ndaj bashkëpunëtorëve të cilët më kanë ndihmuar që ta bëj këtë projekt.
Por, për shkak të jo-profesionalitetit të juristit të Institutit për Histori Nacionale, Tatjana Dojçinovska, mbështetur edhe nga drejtori Dragi Gjorgiev, në vend që Instituti të përkushtohet që ta realizojë marrëveshjen për projektin tim nga Ministria e Arsimit, ata kanë lejuar që të poshtërohet dhe njolloset emri i një institucioni me renome si është Instituti për Histori Nacionale nëpër korridore dhe salla gjyqësore. Dhe kështu, pas 5 vjetëve, kontesti gjyqësor është zgjidhur në dobi timen, ndërkaq mjetet do të duhet të paguhen nga ata që kanë humbur. Ato janë Instituti për Histori Nacionale dhe MASH. Në pajtueshmëri me vendimin gjyqësor, ndërkaq edhe informatave të marra nga avokati im, për atë qëllim, është bllokuar llogaria bankare e Institutit për Histori Nacionale për të paguar obiglimin, ndërkaq me këtë unë vazhdoj të jem e bllokuar që t’i realizoj obligimet e mia disavjeçare ndaj bashkëpunëtorëve”, deklaroi prof. d-r. Katerina Todoroska për “Ako”.

Instituti për Histori Nacionale do të obligohet që profesoreshës t’i paguaj edhe për shërbimet e përmbaruesit, përskaj kamatës dhe mjetet për vendimin gjyqësor.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button