Qytetarët do të mund ta vizitojnë Kuvendin

Kuvendi i Maqedonisë, të premten e ardhshme, më 23 shkurt, do të jetë i hapur për vizitë nga ana e qytetarëve.

“Ajo paraqet mundësi që vizitorët ta shohin brendësinë e ndërtesës si vend historik i rëndësishëm i shtetësisë së Maqedonisë dhe të marrin përgjigje të pyetjeve të tyre”, thonë nga shërbimi për informim i Kuvendit.

Kuvendi i Republikës së Maqedonisë është i hapur për vizitë çdo të premte të fundit të muajit, ndërsa qytetarët e interesuar duhet të paraqiten në numrin e telefonit 02/3182-227 ose në e-mail adresën [email protected], më së voni pesë ditë para vizitës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button