Kosova 10 vite shtet, festimet e Pavarësisë nisin nga sot

Presidenti Ilir Meta dhe kryeministri Edi Rama e përshëndetën arritjen e marrëveshjes së re të Demarkacionit, njofton TCH.

Rama është rrugës për në Prishtinë, siç pohoi edhe vet, e uroi që marrëveshja tani të ratifikohet sa më shpejt. Kreu i ekzekutivit do të marrë pjesë në kremtimet e kësaj dite të shënuar për kosovarët, të cilat kanë nisur që sot me homazhet e kryeministrit Ramush Haradinaj te varri i ish-presidentit Ibrahim Rugova, duke nderuar përpjekjet e tij për Pavarësinë.

Me një agjendë të ngjeshur kremtimesh, autoritetet kosovare synojnë një 10-vjetor të paharrueshëm për Kosovën. Të angazhuar do të jenë të gjithë, duke nisur nga policia, që zhvilloi një aktivitet në sheshin “Skënderbeu”; të rinjtë e përfshirë në debatin për Pavarësinë në Qendrën Rinore të Prishtinës; për të vazhduar me shfaqje të tjera si lancimi i Pullës Postare me rastet e një dekade mëvetësie, festivalin shumëkulturor të komuniteteve në Prizren, eskpozita, koncerte e shfaqje teatrale.

Të shtunën në orën 8, ashtu siç ishte paralajmëruar, Rita Ora mban një koncert në sheshin “Skënderbeu”, ndërsa ngjarjet e ditës së nesërme nisin me mbledhjen solemne të Qeverisë për t’u zgjatur deri të dielën, me mbjelljen e 115 pemëve në Memorialin “Adem Jashari” në Prekaz, e parakalimin e Forcave të Sigurisë dhe Policisë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button