KE: Nuk ka nismë për pranimin e Kosovës

Në Këshillin e Evropës deri tash nuk ka pasur inicialë formale për anëtarësimin e Kosovës, thonë nga selia e kësaj organizate në Strasburg.

Sipas përfaqësues për media, Cathie Burton, Këshilli i Evropës nuk ka marrëdhënie zyrtare me Kosovën, por se bashkëpunimi zhvillohet përmes disa projekteve që kanë qëndrim neutral ndaj statusit të Kosovës.

Barton ka thënë për Beta se marrëveshja mes Prishtinës dhe Beogradit për përfaqësimin rajonal të Kosovës nuk do të thotë se Kosova mund ta ketë statusin e mysafirit në KE, që është hapi i parë në procedurat që shtetet duhet të përmbushin për pranim në Këshillin e Evropës. Sipas saj, vendimi final për pranim merret nga Komiteti i ministrave.

Sipas rregullave të Këshillit të Evropës, procedura e pranimit në këtë organizatë fillon zakonisht me paraqitjen e kërkesës drejtuar Sekretari të Përgjithshëm, e cila kërkesë pastaj i përcillet për shqyrtim Komitetit të ministrave.

Ditë më parë, ditorja gjermane Frankfurter Allgemeine Zeitung (FAZ) ka raportuar se Kosova së shpejti do të hapë një konsullatë në Strasburg, që zyrtarisht do të merret me punë konsullore në Francë, por misioni i vërtetë i saj do të jetë përgatitja për anëtarësim në Këshillin e Evropës.

Në tekstin e botuar në ueb-faqen e kësaj gazete thuhet se qëllimi i kësaj ofensive diplomatike të Republikës së Kosovës është anëtarësimi në këtë këshill deri në fund të vitit 2013.

Pranimin e Kosovës në Këshillin e Evropës, sipas FAZ, është duke e nxitur dhe mbështetur Britania e Madhe, e cila prej janarit deri në qershor udhëheqë me këtë këshill, ndërsa pas saj, udhëheqjen e radhës do ta merr Shqipëria. /Telegrafi

Lajme të ngjashme

Back to top button